Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ vazhdon trendin e rritjes së numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve dhe destinacioneve të reja

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 01 February 2024

Aeroporti i Prishtinës ka permbyllur një vit të suksesshëm me një numër udhëtarësh, asnjëherë të arritur më parë.

Një numër prej 3 milionë udhetarësh ishte arritur në muajin nëntor për të shënuar më pas 3 424 883 udhëtarë në fundvit apo nje rritje prej 14,37% krahasuar me vitin paraprak dhe 23 278 fluturime apo 7.5% më shumë se sa në vitin 2022.

Nr. i udhëtarëve dhe fluturimeve vazhdon me një trend të rritjes ku në muajin Janar 2024 jane sherbyer 287 205 udhëtarë apo 21.9 % më shumë se sa në muajin Janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% më shumë krahasuar me Janar 2023. Muaji Janar 2023 kishte 235 576 udhëtarë dhe 808 fluturime të shërbyera.

-Advertisement-

Kjo rritje e jashtëzakonshme thekson përkushtimin e aeroportit për të ofruar përvoja të reja për udhëtarët e saj duke qenë të orientuar edhe në shtimin e destinacioneve apo rritjen e fluturimeve në destinacionet ekzistuese në vitin 2024.

Për të përmbushur kërkesat e udhëtarëve Aeroporti i Prishtinës këtë vit ka shtuar destinacionet e reja Luxembourg, Riga, Izmir, Heraklion, Halmstad etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera