Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nuk u prek nga problemi masiv kibernetik

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 19 July 2024

Pasi kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike pësoi një ndërprerje të madhe duke prekur tërë globin, në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë nuk ka pasë ndërprerje të fluturimeve.

Zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara ka thënë se sistemet e Aeroportit Ndërkombëtarë nuk janë të afektuara.

“Ju njoftoj se sistemet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nuk janë të afektuara”, ka thënë Gara.

-Advertisement-

Ndërkaq, ndryshe nga aeroporti, kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO) ka konfirmuar se është prekur nga problemi global i sigurisë kibernetike

Ndryshe, ky kolaps ka prekur gjithë globin pasi ndërprerja rezultoi shkaku i problemeve me përditësimin më të fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera