Lajme

Aeroporti i Prishtinës nuk ka mbyllur operimet

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 21 August 2019

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” përkundër protestës së punëtorëve, po vazhdon të operojë me rregull.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ka thënë se të gjitha fluturimet dhe udhëtarët janë duke u procesuar, shkruan Gazeta inFokus.

“Mirësisht informojmë udhëtarët tanë se ANP “Adem Jashari” nuk ka mbyllur operimet, por vazhdon të procesojë të gjitha fluturimet dhe udhëtarët”, është deklaruar shkurt Gara.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka kontaktuar edhe ministrisë e punëve të brendshme rreth kësaj çështje.

Roksana Qarri, zëdhënëse në ministri ka thënë se janë duke e përcjellur zhvillimin e grevës dhe aktivitetet në Aeroport në lidhje me sigurinë, mirëpo nuk janë raportuar probleme të cilat cënojnë sigurinë e Aviacionit Civil.

“Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka mbyllur operimin e Aeroportit Adem Jashari , por është duke e përcjellë zhvillimin e grevës dhe aktiviteteve në Aeroport në lidhje me sigurinë. Inspektorët për siguri të aviacionit civil të MPB-së janë në hapësirat e aeroportit dhe nuk janë raportuar probleme të cilat e cenojnë sigurinë e Aviacionit Civil në Republikën e Kosovës”, ka thënë Qarri. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera