Aeroporti i Prishtinës ‘Adem Jashari’ automatizon procesin për regjistrimin e udhëtarëve
Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 07 May 2021
ANP ‘Adem Jashari’ automatizon procesin për regjistrimin e udhëtarëve dhe lënies të bagazhit të tyre në sportele me zgjidhjet nga Amadeus.
Udhëtarët në Aeroportin Nërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ do të jenë në gjendje të regjistrohen dhe të lëshojnë bagazhet në mënyrë të pavarur falë përdorimit të njësisë ‘Auto Bag Drop’ (procesit të automatizuar të lëshimit të bagazhit).
Albulena Haxhiu i kundërpërgjigjet Këshilli Prokurorial të Kosovës
-Advertisement-
Aeroporti i Prishtinës ka modernizuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet që nga koha kur qeveria e Kosovës hyri në një ekskluzivitet 20-vjeçarnë 2011. Në vitin 2018 aeroporti vuri themelin për transformimin e shërbimeve të pasagjerëve duke zbatuar kontrollin e nisjes për personelin e shërbimeve në tokë dhe sistemin e bashkërendimit të bagazheve të Amadeus Altea për të përmirësuar shërbimin ndërsa duke ulur kostot me 20%.
Faza e fundit e modernizimit do ta shohë Aeroportin e Prishtinës me sportele të përditësuara për vetë-shërbimin e regjistrimit të udhëtarëve dhe lënien e bagazheve në mënyrë që udhëtarët të përfitojnë nga një përvojë e patrazuar dhe të marrin kontrollin më të madh mbi çdo fazë të udhëtimit të tyre përmes aeroportit.
Projekti përfshin 10 njësi të automatizuara për lënien e bagazhit (ABD) nga ‘ICM Airport Technics’, një kompani e Amadeus, të vendosura për të mirën e kompanive ajrore dhe pasagjerëve të tyre në kohë për sezonin e verës. Njësitë ABD do të ndihmojnë në automatizimin e procesit të regjistrimit dhe lënies së bagazhit, ndërsa zvogëlojnë kontaktet ndërpersonale si përgjigje ndaj pandemisë COVID-19. Këto njësi do të zbatohen si një zgjidhje e përmirësuar, duke u barazuar me një të tretën e sporteleve tradicionale të regjistrimit të udhëtarëve të Aeroportit të Prishtinës.
Gökmen Aritay, Kryeshef i Operimeve nga Aeroporti i Prishtinës tha: “Gjatë pandemisë COVID-19, udhëtarët kërkojnë një përvojë të automatizuar, të shpejtë, të përshtatshme dhe pa kontakt në aeroport, prandaj ne po u japim atyre mundësinë të bëjnë vetë lënien e bagazhit. Ky është hapi më i rëndësishëm pasi zvogëlon në mënyrë drastike grumbullimin dhe plotëson normën tonë të lartë të regjistrimit të udhëtarëve përmes internetit, normë që tashmë është mbi 90%.”
Richard Dinkelmann, Kryeshef Ekzekutiv, ICM Airport Technics, një kompani e Amadeus shtoi: “Pavarësisht mjedisit sfidues, aeroportet vazhdojnë duke iu dhënë përparësi përvojave të automatizuara të udhëtarëve. Shërbimet pa kontakte, biometrike dhe të vetë-shërbimit janë mjetet kryesore për të ndihmuar aeroportet të rikthejnë besimin e udhëtarëve ndërsa ulin shpenzimet e operimeve. Ne jemi të kënaqur të zgjerojmë partneritetin tonë me Aeroportin e Prishtinës për të ofruar vizionin e saj për një aeroport më të sigurt dhe më të automatizuar.”
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...