Rajoni dhe Bota

Aeroporti i Helsinkit po përdor qentë “për të nuhatur” koronavirusin

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 25 September 2020

Qen që ia dalin të nuhasin lëndë narkotike apo gjësende të paligjshme në aeroporte nuk të ngjallin më habi.

Por zyrtarë në aeroportin Vantaa të Helsinkit, Finlandë kanë filluar t’i shfrytëzojnë qentë që të nuhasin personat të cilët janë të infektuar me COVID-19.

Një ekip vullnetarësh janë duke trajnuar 15 qen dhe 10 instruktorë si pjesë e një programi hulumtues. Qentë mund ta zbulojnë koronavirusin në trupin e njerëzve, pesë ditë para se ata të paraqesin simptoma të theksuara, bën me dije Anna Hielm-Bjorkman, profesoreshë nga Universiteti i Helsinkit.

-Advertisement-

“Ata janë shumë të mirë në zbulimin e koronavirusit. Janë shumë afër 100 përqindëshit sa i përket detektimit të COVID-19”, ka shtuar Hielm-Bjorkman.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera