Lajme

Aeroplani me 71 persona në bord zhduket pasi u nis nga Moska

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 11 February 2018

Një aeroplan i tipit Antonov AN-148, i drejtuar nga kompania ajrore ‘Saratov Airlines’ dhe që kishte në të gjithsejtë 71 persona, u zhduk pak pas ngritjes nga aeroporti i Mosodës në Domodedovo.

Aeroplani i drejtuar ngakompania ajrore ‘Saratov Airlines’ dhe që mbante 65 pasagjerë dhe gjashtë nga ekuipazhi, u zhdukën pak pas ngritjes nga aeroporti i Mosodës në Domodedovo, tha një burim i shërbimeve emergjente për mediat ruse.

“Aeroplani thuhet se u rrëzua jashtë fshatit Argunovo [në rajonin e Moskës],” tha burimi për agjencinë e lajmeve Interfax. “Ekuipazhi dhe pasagjerët nuk kishin shanse.”

-Advertisement-

Ministria e Emergjencave ruse thotë se po verifikon raporte se An-148 është rrëzuar jashtë Moskës.

Avioni u nis nga aeroporti i Domodedovos në Moskë dhe po shkonte për në Orsk, një qytet që ndodhej afër kufirit rus-Kazakistan, përcjell Gazeta Metro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera