Rozë

Adrola Dushi shfaq bukurinë natyrale: Jam kjo që jam

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 25 February 2021

Adrola Dushi është një ndër vajzat më të bukura shqiptare dhe një modele shumë e suksesshme në Shqipëri dhe në Amerikë.

Bukuroshja ishte “Miss Shqipëria 2012” dhe nga ai vit emri i saj është më i kërkuari në fushën e modelingut, shkruan “Kosovarja”.

Bukuri natyrale dhe një personazh shumë i dashur, nuk ka se si mos të jetë i ndjekur nga të gjithë e shumë shpesh kryefjalë e mediave rozë.

-Advertisement-

Zeshkanja është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu shumë shpesh imazhe nga jeta e saj personale, por edhe profesionale, e gjithmonë duket e kuruar deri në detaje.

Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi, ku shihet e zhveshur e shumë joshëse.

Kështu ajo ka vënë në pah edhe njëherë tiparet perfekte dhe natyrale, për të cilat komentohet dhe pëlqehet aq shumë.

“Jam kjo që jam” ka shkruar modelja në mbishkrimin e fotos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera