Adriatik Stavileci: Këtë vit nga Dogana e Kosovës janë grumbulluar 1 miliard e 330 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 29 December 2021
Zëdhënësi i doganës Adriatik Stavileci, ka thënë se ky vit ka qenë një prej viteve më të mira që nga themelimi i Doganës së Kosovës, ai tha se janë grumbulluar rreth 1 miliard e 330 milionë euro për buxhetin e Kosovës.
“Ky është një prej viteve ma të mira që kur është themelu dogana e Kosovës, 1 miliard e 330 milionë euro të grumbulluara për buxhetin e Kosovës, që paraqet rritje me 30 për qind apo 330 milionë euro më shumë se vitet e kaluara”, ka thënë Stavileci.
Ai tha se edhe eksporti ka shënuar rekord rritjeje me 700 milionë euro ose 60 për qind më shumë se vitin e kaluar.
“Eksporti kosovar është rritur mjaft shumë dhe presim që ky vit të përmbyllet me 700 milionë euro mallra të eksportuara, pra me 60 për qind rritje. Viteve të kaluara kemi eksportuar rreth 350 deri në 400 milionë euro, derisa këtë vit shënon rekordin e kemi kalu gjysmë miliardin”, ka shtuar ai.
Sipas Stavilecit në eksport edhe në import duhet të lëvdohet jo vetëm performaca e doganës por edhe e ekonomisë, pasi sipas tij, dogana nuk mund të mbledhë taksa dhe as eksporti nuk mund të rritet nëse ekonomia nuk funksionon ashtu siç duhet,
“Kemi pasur performancë të rritur të prodhuesve kosovarë që kanë eksportuar mallrat e tyre duke fillu prej vendeve të rajonit, te Bashkimi Evropian dhe në ShBA”, ka deklaruar ai në KlanKosova.
Ai tha se kanë ulur mundësinë e kontrabandimit, duke shtuar se domosdoshmërish kjo dukuri zvogëlohet kur të hyrat rriten.
“Domosdoshmërish kontrabanda ulet kur të hyrat rriten, sepse i mundëson biznesit legjitime të funksionojnë. Kontrabandimi i produkteve nuk e dëmton buxhetin e Kosovës më shumë sesa e dëmton ekonominë”.
Ai po ashtu tha se këtë vit ka pasur rritje të importit të fishekzjarrëve nga viti i kaluar me mbi 130 mijë kilogramë fishekzjarrë, por që sipas tij nuk është rritje shumë e madhe pasi tha se vite më parë janë importuar mbi 1 milion kilogramë.
“Në krahasim me vitin e kaluar, vitin e kalum janë importuar rreth 15 mijë kilogramë fishekzjarrë, ka një rritje 130 mijë kilogramë, prapë kjo shifër është më e ulët sesa vitet e mëhershme ku ka pasë deri në 1 milion import të tyre. Fishekzjarrët kanë edhe taksë dy 2 euro një kilogram kjo ka ndiku që të ulet importi i tyre”, ka thënë ai.
Ai shtoi se importit si zakonisht i prijnë derivatet e naftës, automjetet dhe duhani.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...