Lajme

Adriatik Kelmendi: Lajmi më i keq i kohëve të fundit për Kosovën ndodhi sot

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 05 November 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ftuar 100 shtete në Samitin e dhjetorit, por jo Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën, shkruan Gazeta Infokus.

Ndaj këtij qëndrimi ka reaguar gazetarit kosovar,Adriatik Kelmendi, i cili e ka quajtur si lajmin më të keq të kohëve të fundit për Kosovën.

“Me të vendosë Amerika e Bidenit në një grup me Serbinë e Vuçiqit, Bosnjën e Dodikut dhe Hungarinë e Orbanit është shuplaka më e rëndë që mund ta marrim.

-Advertisement-

Mosftesa për pjesëmarrjen në Samitin e Demokracive është përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë për papërgjegjësinë e lartë të Kosovës në planin e politikës së jashtme”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka thënë se nëse kjo shuplakë nuk na kthjellë atëherë vërtetë nuk mëritojmë më mirë.

“Nëse edhe kjo shuplakë nuk na kthjellë atëherë vërtet nuk meritojmë më mirë – mbesim gjysmështet/gjysmëhajgare, të vetmit pa liberalizim vizash, pa anëtarësime në organizatat ndërkombëtare, duke ia nxjerrë sytë njëri-tjetrit në geto mizerie!”, ka përfunduar ai. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera