Lajme

Adriatik Kelmendi infektohet me Covid-19, njoftohet gjatë intervistës me Hoxhajn

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 25 February 2021

Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, ka treguar se pas testimit për COVID-19 ka rezultuar pozitiv. Ai tha se është mirë me shëndet.

Ai tha se ka dhimbje të vogla të kokës dhe fytit.

Se doli pozitiv me coronavirus, Kelmendi u njoftua gjersa ishte live në emisionin që e udhëheq e ku mysafir ishte kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kelmendit:

S’ka se si të ndodhte ndryshe.

Sonte, në 2-3 minutat e fundit të Rubikonit më erdhi porosia se – më në fund! – edhe unë dola Covid-19 pozitiv. Pasi që kisha pasur kontakt me persona të infektuar, pardje bëra një test që rezultoi negativ, kurse sot edhe një tjetër – pozitiv.

E qartë, asnjë ditë të vetme nuk jam karantinuar që nga shpallja e pandemisë, duke punuar çdo ditë dhe duke parë se shumica e njerëzve të kontaktit dilnin pozitivë. Padyshim se i jam përmbajtur protokoleve aq sa kam mundur, kam bërë edhe shumë teste të tjera përgjatë kësaj kohe…

Me shëndet jam përgjithësisht mirë, përveç një gërrithje të lehtë të fytit dhe pak dhimbje koke.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera