Kulturë

Adriana Matoshi vlerësohet me çmimin prestigjioz në Festivalin ndërkombëtar të filmit në Brazil

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 04 August 2020

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi është vlerësuar me një tjetër çmim ndërkombëtar. Aktorja ka arritur të marrë çmimin si aktorja më e mirë në festivalin “Fantaspoa” në Brazil. Lajmin e ka bërë me dije regjisorja e filmit, Antoneta Kastrati përmes një postimi në rrjete sociale, e cila uron aktoren për këtë arritje.

“Shumë urime Adriana për çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e filmit fantastik Fantaspoa në Brazil. Adriana Matoshi fiton çmimin si artisja më e mirë në festivalin ndërkombëtar “Fantaspoa” me rolin e Lumes në “Zana”. Urime e dashur! Ti je një aktore fantastike. Jam me fat që pata shansin të punoj me ty”, ka shkruar Kastrati. /abcnews.al/

Image

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera