Lajme

Adoleshenti u mbajt i mbyllur që nga lindja në një “kafaz”, një polic kishte të vjella nga era e keqe që ishte aty (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 12 May 2017

Një djalë 14-vjeçar që dukej “si një mumje në një film horror” është liruar nga policia izraelite – të cilët besojnë se ai ishte mbyllur në shtëpi që nga lindja e tij.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë Shërbimet sociale në Hadera, në veri të Tel Avivit, ato që njoftuan policinë pasi u informuan nga një fqinj i familjes së djalit.

Fqinji, Chiko Waknin, u ka thënë medieve se kishte parë djalin duke shikuar nga një dritare duke kërkuar “si një mumje”.

-Advertisement-

“Sytë e tij dukej sikur thoshin”: Më ndihmoni!, kështu që vendosa të bëja diçka”, tha ai, duke shtuar se “shtëpia ishte e rrënuar dhe kishte një erë të padurueshme”.

Mediat izraelite njoftuan se djaloshi i kishte thënë policisë se ai ishte lejuar në oborrin e shtëpisë të strehuar dy herë në muaj me mbikëqyrjen e prindërve, kryesisht gjatë natës.

Një kafaz i improvizuar i bërë nga “raftet” e tharjes së rrobave u gjet jashtë. Besohet se adoleshenti mund të ketë qenë mbajtur atje një kohë të gjatë. Madje thuhet se aty ka mundur të mbahej që nga lindja e tij.

Prindërit, që thanë të jenë folës rusë që dinë shumë pak hebraisht, janë arrestuar dhe kanë luftuar policinë kur u përpoqën të hyjnë në pronë.

Brenda ata gjetën një skenë kaotike, të mbushur me rrëmujë, çanta dhe mbeturina, me një oficer që me sa duket kishte vjellë nga era.

Një avokat i prindërve të djalit, Dan Guilad, tha se po përpiqeshin të mbronin djalin e tyre, sepse ai kishte probleme shëndetësore.

View image on Twitter

חשד להזנחה מזעזעת בחדרה: נער בן 14 הוחזק בבידוד כל חייוhttps://goo.gl/Bw3OGS 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera