Fun & Video

Adoleshenti tenton vetëvrasjen me armë në shkollë, trajneri e çarmatos dhe e shpëton me një përqafim-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 21 October 2019

Autoritetet amerikane të Oregon, kanë publikuar një video ku shihet një pjesë e imazheve ku një mësues fizkulture dhe trajner futbolli çarmatos një nxënës, i cili tentoi të vriste veten në Parkrose High School, të Portland.

Pamjet e publikuara këto ditë, të cilat noa.al i sjell më poshtë, datojnë në 17 maj.

Ishte prokuroria e Multnomah County ajo që publikoi imazhet, ku shihet trajneri

-Advertisement-

Keanon Lowe dhe nxënësi duke dalë nga klasa, teksa burri ka marrë në dorë armën.

Më tej trajneri ia kalon armën një mësuesi dhe e përqafon nxënësin, për ta qetësuar.

I riu, një 18 vjeçar, kishte në plan të vriste veten, ndërkohë që këto ditë tetori u shpall fajtor për armëmbajtje pa leje.

Adoleshenti tenton vetëvrasjen me armë në shkollë, trajneri e çarmatos dhe e shpëton me një përqafim on Vidnews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera