Lifestyle

Adoleshenti refuzon 8 milionë dollarë, realizoi gjurmimin e Covid 19 që po e kërkon e tërë bota

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 19 May 2020

Një 17-vjeçar është bërë i famshëm në të gjithë botën për site e gjurmimit të Covid-19 dhe përditësimin në kohë reale të kësaj përhapje, që ka nisur në dhjetor të 2019. Por biznesi nuk është pika e tij e fortë.

Për këtë arsye Avi Schiffmann, student në Shtetin e Washngtonit, ka refuzuar 8 milion dollar që I janë ofruar në këmbim të shpikjes së tij (ncov2019.live), që sot ka 30 milion përdorues në ditë.’Nuk dua të përfitoj’, ka deklaruar djali, pasi gjithashtu i ka thënë Jo një vendi në Microsoft dhe një lumë investimesh publicitare.

“Jam 17 vjeç, nuk më duhen 8 milion dollarë, nuk dua të bëhem një spekullator’, ka thënë Avi për shtypin. ‘Shumë më thonë që do të bëhem pishman për këtë vendim, por unë kam plane të tjera për të ardhmen’, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Që kur website i tij është online, më shumë se 700 milion përdorues unik e kanë vizituar atë. Dhe në vend që të mbështetej tek të ardhurat nga reklamat e shumta që i janë afruar, Schiffman ka prefuar të hapë një abonim vullnetar, për të ruajtur pavarësinë e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera