Lajme

Adnan Rexheplar pranon detyrën e Zëvendësministrit të Mbrojtjes

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 02 April 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka pritur në ditën e parë të punës, zëvendësministrin e ri të Mbrojtjes nga radhët e komunitetit boshnjak, Adnan Rexheplar.

Në pritje ishin të pranishëm edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe shefja e Kabinetit të Ministrit, Agime Gashaj.

Ndër të tjera ai dhe gjeneral Rama e vlerësuan shumë të rëndësishëm rolin e zv.ministrit Rexheplar edhe në zbatimin e politikave të procesit të integrimit të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Forcën e Sigurisë të Kosovës.

-Advertisement-

Zëvendësministri Rexheplar, u zotua se me të gjitha kapacitetet dhe përvojën e tij politike, intelektuale dhe profesionale do të angazhohet në realizimin e të gjitha objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera