Lajme

Admirali i NATO’s në Beograd takohet me shefin e shtabit të ushtrisë serbe

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 27 October 2022

Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO’s, admirali Rob Bauer u takua sot me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviç.

“Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe botë dhe marrëdhëniet e përgjithshme të ndërsjella, me fokus në bashkëpunimin mes Forcave të Armatosura të Serbisw dhe KFOR-it” raporton RTS.

Sipas palës serbe, në këtë takim u diskutua edhe situata në Kosovë. Mojsiloviq theksoi se, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, “Serbia e sheh KFOR-in si aktorin e vetëm legjitim të sigurisë në Kosovë”.

-Advertisement-

Po ashtu, sipas mediave serbe Mojsiloviq doli kundër ndihmës që ia ofrojnë FSK’së disa “vende anëtare të NATO-s, veçanërisht ato që kanë kontingjente në përbërjen e KFOR-it, duke thënë se nuk është në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare dhe nuk kontribuojnë në qetësimin e tensioneve dhe ruajtjen e paqes në Kosovë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera