Admirali i NATO-s zbarkon në Kosovë, takon QUINT-in dhe jep disa porosi për Veriun

Autori: Gazeta inFokus
16:41 | 31 May 2023
Admirali i NATO-s, Stuart B. Munsch i cili është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai ka takuar komandantin e KFOR-it për të diskutuar rreth planeve dhe operacioneve të ardhshme për të ruajtur me paanshmëri ndaj të gjitha palëve për një mjedis të sigurt në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244.
Në këtë takim është diskutuar edhe ardhja shtesë e 700 trupave në Kosovë nga batalioni rezervë për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, ndërkohë është folur edhe dislokimin e një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë, në rast se do të jetë e nevojshme.
Munsch ka vlerësuar veprimet e KFOR-it në parandalimin e lëndimeve dhe humbjes së jetëve në Kosovë gjatë incidenteve të 29 majit.
Munsch ka taktuar edhe ushtarët e KFOR-it, italian e hungarez që u plagosën gjatë dhunës së ushtruar ndaj tyre nga protestuesit serbë më 29 maj në Zveçan, shkruan Express.
“Ai vlerësoi profesionalizmin, guximin dhe përmbajtjen e tyre në trajtimin e dhunës. Ai falënderoi gjithashtu kombet e Hungarisë dhe Italisë për ofrimin e ushtarëve të tillë të trajnuar mirë”, thuhet në njoftim.
Munsch ka takuar edhe ambasadorët e QUINT-it për t’u konsulutuar me ta për mbështetjen e tyre për një rikthim në negociata dhe për t’i dhënë fund dhunës.
Siç thuhet në njoftim, Admirali i NATO-s ka bërë thirrje që të gjitha palët, përfshirë edhe “palët që krijuan kushtet për dhunën e 29 majit”, të përmbahen nga vendime dhe veprime te mëtejshme të papërgjegjshme dhe në vend të kësaj të angazhohen në negociata diplomatike në mirëbesim për të përmirësuar raportet brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Të tjera
-
Aksident me fatalitet në Lipjan, vde*s motoçiklisti
Një motoçiklist, E.B, ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Sl...
-
REL: Pas pezullimit të eksportit të arm*ëve, një avion mallrash nga Izraeli ateroi dhe u largua nga Beogradi
Gjatë kohës së konflikteve të armatosura në Lindjen e Mesme, kur kompanitë aj...
-
Apeli vërteton dënimin me burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e 2021-ës në Mitrovicë
Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ...
-
Prizren: Vodhi çantën me 5 mijë euro, policia arreston të dyshuarin
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar A.P., i cili dyshohet ta ketë vjedhu...
-
Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare
Hapësira ajrore iraniane u rihap pjesërisht sot, pas armëpushimit të vendit m...
-
MPB ndan 120 mijë euro për blerje të biletave për stafin, planifikon të paguajë rreth 450 euro për një
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender në vlerë rreth 120 mijë eu...
-
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike i bën thirrje Iranit të rikthejë bashkëpunimin
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) Rafael Grossi ka t...
-
Kongresmeni amerikan nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen nga një kongresmen ame...
-
Si do të bëhet përzgjedhja e personave që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga ShBA’ja
Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që d...
-
Gjermania zotohet se do ta paguajë “pjesën që i takon” për mbrojtje të Evropës
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vl...
-
Starmer: Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit duhet të mbahet
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka thënë se armëpushimi m...
-
Qyteti zviceran që po planifikon ta dyfishojë taksën e qëndrimit për turistët nga viti 2026
Turistët që vizitojnë kantonin e Lucernit do të duhet të paguajnë më shumë pë...