Lajme

Administratori i pallatit ku u vra Artan Cuku: Ja çfarë ndodhi pak minuta përpara ekzekutimit?

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 13 June 2017

Tjetër dëshmi që implikon Mikel Shallarin si vrasësin e kryekomisarit Artan Çuku. Administratori i pallatit ku u vra Artan Çuku është një nga njerëzit që ka parë prezencën e autorit të krimit, teksa ishte duke pritur Çukun, në korridorin e katit të parë të pallatit. Administratori në paraqitjen për njohje që ka bërë në polici me Shallarin, mësohet ti ketë konfirmuar policisë së Shtetit, se personi i ndaluar prej saj, kishte tipare të njëjta me atë që kishte parë në shkallët e pallatit vetëm pak minuta para se Artan Çuku të ekzekutohej me pesë plumba.

 

Momentalisht prova kryesore e grupit të hetimit është analiza e ADN-së që përkon me atë të Mikel Shallarit dhe disa rroba sportive të gjetura në kazanët e plehrave. Pikërisht në koshat e mbeturinave, Policia gjeti një qese me rroba të cilat pas ekspertizës dhe analizës së ADN-së rezultuan se ishin të Mikel Shallarit.

-Advertisement-

Dyshohet se menjëherë pasi qëlloi 5 herë ndaj Artan Çukut, Mikel Shallari iku në këmbë në lagjet pranë rrugës së Kosovarëve. Pikërisht para se të dilte në Sheshin “Wilson”, 24-vjeçari ka hequr një bluzë blu që mbante veshur e dorashkat dhe i ka futur në një qese, të cilën e ka hedhur tek koshat e mbeturinave.

Pikërisht tek bluza me ngjyrë blu, u gjetën fije floku të cilat pasi u krahasuan në kushte laboratorike dhe shkencore, u gjet ADN-ja e Mikel Shallarit. Ndërkohë i riu pasi hodhi rrobat në koshin e mbeturinave besohet se, u largua në këmbë drejt “Qytetit Studenti” ku jetonte në një banesë private me qira. Shallari pas arrestimit nga policia është marrë gjatë në pyetje, por në asnjë moment nuk ka pranuar autorësinë e krimit. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera