Rozë

Adidas ndërpret lidhjet me reperin Kanye West

Autori: Gazeta inFokus 07:52 | 26 October 2022

Gjigandi i veshjeve Adidas ka ndërprerë lidhjet me reperin Ye, i njohur si Kanye West, duke thënë se “nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër gjuhe të urrejtjes”.

Bashkëpunimi i markës Yeezy të Adidas me West u vu nën rishikim, pasi ai tregoi një dizajn bluze “White Lives Matter” në Javën e Modës në Paris.

Ditë më vonë, reperi postoi komente antisemite në llogarinë e tij në Twitter.

-Advertisement-

Produktet e tij do të tërhiqen nga shitja me efekt të menjëhershëm, tha Adidas.

Marka e veshjeve sportive ka thënë më parë se bashkëpunimi i markës Yeezy me Ye ishte një nga më të suksesshmit në historinë e kompanisë.

Ndërprerja e partneritetit do të thotë se Adidas do të ketë një humbje neto prej 217 milionë funte në vitin 2022.

Ye kishte akuzuar më parë Adidas për vjedhjen e modeleve të tij, në një postim tashmë të fshirë në Instagram.

Në një deklaratë të martën, Adidas shkroi : “Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj gjuhe të urrejtjes. Komentet dhe veprimet e fundit të Ye kanë qenë të papranueshme, të urrejtura dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin e ndërsjellë dhe drejtësi.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera