Lajme

Aderon edhe një analist në AAK

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 16 January 2021

Analisti Dardan Islami ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Islami do të jetë në listën e AAK’së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Aleancës iu bashkua edhe analisti dhe publicisti, miku im Dardan Islami. Ai na nderoi gjithashtu me pjesëmarrjen e tij në listën e Aleancës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Dardanit i uroj mirëseardhje dhe suksese”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera