Aderimet, fasadë e partive politike

Autori: Gazeta inFokus
08:51 | 22 May 2017
Aderimet e gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nëpër partitë politike pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend po konsiderohen si të vlefshme për partitë, por jo edhe për vetë ata.
Nezir Kraki, profesor i shkencave politike në universitetin “Paris Est”, thotë se në Kosovë është instaluar bindja se gjithçka kalon nga partitë politike, derisa sipas tij partitë politike janë bindur se vetëm personat me bagazh mediatik mund t’u sjellin vota apo t’ua pastrojnë imazhin në opinion.
“Profile të tilla janë fabrikuar relativisht shumë viteve të fundit si nga shoqëria civile, ashtu edhe nga bota e gazetarisë. Arsyeja përse një parti politike e inkuadron një gazetar apo gazetare është shumë më e qartë sesa arsyeja përse gazetari apo gazetarja futet në politikë”, ka thënë Kraki.
Sipas tij, pastaj partitë politike kanë interes që gazetarët të qetësohen dhe për këtë punë medikamenti më i efektshëm duket, siç shprehet ai, të jetë rruga e pushtetit apo privilegjet herë konkrete e herë të shpresuara.“Nga ana tjetër, intelektuali i shkolluar brenda vendit apo jashtë tij nuk konsiderohet si element shqetësues për rehatinë politike të partive, prandaj është më pak tërheqës sipas mendimit tim”, thotë Kraki për gazetën “Zëri”
.Ndërkaq profesori për marrëdhëniet ndërkombëtare, integrimet evropiane dhe studimet e Evropës, Dashnim Ismajli, thotë se aderimet e reja që po ndodhin janë të natyrës së përkohshme. Sipas tij për shkak se përvojat dhe praktikat e kaluara na tregojnë që edhe përpos blerjes së shoqërisë civile dhe figurave publike në fushatat elektorale nga partitë politike atyre nuk u është dhënë hapësirë tutje në proceset e vazhdueshme postelektorale apo edhe në reformimet partiake.
Mirëpo ai thotë se këto aderime më shumë janë shfrytëzuar për ta mashtruar qytetarin vetëm e vetëm për ta rritur përqindjen e votës në zgjedhje (fasadim), duke shërbyer interesit individual apo klanor.Ismajli thotë se blerja e herëpashershme e shoqërisë civile, kritikës dhe opinionit të përgjithshëm publik dëmton dhe ngulfat transparencën dhe efikasitetin e një shteti modern, e që sipas tij është tendencë nga partitë politike që tregon mosgatishmëri për t’u përballur me kritikën apo me një opinion publik të mirëfilltë.
“Këto janë disa praktika që dëmtojnë imazhin dhe herë pas here kanë kategorizuar Kosovën sipas matjeve dhe vlerësimeve ndërkombëtare; shtet fragjil me institucione të brishta në shërbim të grupeve dhe klaneve që nuk janë të aftë për organizimin e rendit shoqëror përmes normave demokratike”, ka thënë Ismajli.
Ai thekson se inkuadrimi apo siç po e quajnë partitë politike aderimi i kuadrove të reja është bërë trend në zgjedhjet elektorale, mirëpo ky trend sipas tij më shumë i ngjason një fasadimi apo thënë më shkurt “tendencë për grumbullimin e votave përmes figurave publike, individë këta të shoqërisë civile, mendimit kritik apo edhe nga gazetaria”.
Sociologu Labinot Kunushevci thotë se sa i përket aderimit të publicistëve e gazetarëve në parti politike, ky fakt tregon që disave prej tyre u mungon integriteti dhe konsistenca politike dhe profesionale si dhe lehtësisht, sipas tij, për favore e privilegje politike përmes tyre blihet paqja sociale dhe ruhet “status quo”-ja

Të tjera
-
Çmimet e kafesë, çajit dhe kakao-s u rritën me 18,2% në qershor krahasuar me të njëjtin muaj të 2024-ës
Në muajin Qershor 2025, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka...
-
Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital
Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Ko...
-
Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke e cilësuar bektashizmin një thesar k...
-
“Sot një vit”, Shtëpia e Bardhë kujton atentatin ndaj Trump me një citat të presidentit amerikan
Shtëpia e Bardhë ka kujtuar atentatin ndaj Donald Trump, ndërsa presidenti ak...
-
Bajrami pas takimit me diplomatin amerikan: LDK nuk i bashkohet rrugëve që çojnë në qeverisje të dëmshme për raportet ndërkombëtare
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me zyrtarin...
-
Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e NATO’s me mbështetjen e SHBA-ve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është t...
-
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vizitojnë Shqipërinë
Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar g...
-
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për ...
-
OKB raporton të shtëna me armë zjarri pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhias
Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka raportuar për të shtëna me armë...
-
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka d...
-
Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lid...
-
Ulur këmbëkryq, mbahet “Kuvendi i burrave” në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e shtatë,...