Lajme

Aderime të reja në degën e PDK-së në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 23 May 2017

Një grup i të rinjve nga subjekte të ndryshme politike të Komunës së Klinës, sot zyrtarisht kanë aderuar në degën e PDK-së në Klinë dhe janë zotuar se do të angazhohen fuqishëm për forcimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mirëseardhje anëtarëve të rinj në partinë më të madhe në skenën politike të Kosovës dhe në partinë e vizionit dhe të fuqizimit të shtet-ndërtimit, u ka uruar kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota dhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Komuna e Klinës, Ramush Agushi. Kryetari Bashota, tha se, Partia Demokratike e Kosovës është e hapur për të gjithë ata të cilët shprehin gatishmërinë në realizimin e synimeve të përbashkëta dhe që duan të kontribuojnë në fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe në rritjen e mirëqenies së përgjithshme të shoqërisë kosovare.

Sipas tij rritja e përkrahjes qytetare ndaj PDK-së në Komunën e Klinës dita-ditës po fuqizohet në terren dhe se në zgjedhjet e 11 qershorit PDK do të dale edhe me e fortë se në zgjedhjet e kaluara. Bashota u ka premtuar të sapoardhurve se do të dëgjohet zëri i tyre. Ndërsa kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ramush Agushi, ka thënë me ketë rast se, PDK-ja është shtëpi e të gjithëve. PDK-ja është parti e vlerave që respekton të gjithë pa dallim moshe. Ju jeni e ardhmja e PDK-së dhe Kosovës”, u shpreh Agushi. Kësaj dege ditë më parë i janë bashkuar edhe figura të tjera duke e fuqizuar edhe me shumë si partinë e parë në ketë komunë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera