Ademi priti delegacionin e DFB-s

Autori: Gazeta inFokus
18:38 | 21 November 2018
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në selinë e tij zëvendëspresidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Erwin Bugar dhe ish-zëvendëspresidentin e DFB-së, Rainer Milkoreit, të shoqëruar nga vëllezërit, Zija e Nexhat Shoshi dhe Fekmi Kongjeli.
Të pranishëm në këtë pritje ishin edhe nënkryetarët e FFK-së, Bakir Burri e Agim Dibrani, anëtarët e KE, Vjollcë Krasniqi e Bekim Rexhepi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.
Gjatë një takimi të ngrohtë e shumë miqësor, presidenti Ademi i njoftoi zëvendëspresidentin e ri të DFB-së për ecurinë e futbollit kosovar që mëvetësimi e deri në ditët e sotme, duke vu theksin në bashkëpunimin shumë të frytshëm me DFB-në në shumë aspekte, e sidomos në trajnimin e trajnerëve, derisa për z. Milkoreit presidenti theksoi se i di shumë mirë të gjitha rrjedhat në futbollin e Kosovës, ngase tash e sa vite ka qenë pjesë e partneritetit me ne.
Presidenti e falënderoj DFB-në për gjithçka çfarë ka bërë për FFK-në dhe po ashtu edhe përfaqësuesit tonë, vëllezërit Shoshi dhe Kongjeli, që kanë kontribuar në këtë partneritet kaq të afërt mes dy federatave. Në anën tjetër Erwin Bugar dhe Rainer Milkoreit u shprehën tejet të lumtur me progresin që e ka bërë FFK-ja dhe me rezultatet që po arrin në garat ndërkombëtare, jo vetëm me Kombëtaren A, por edhe me Kombëtaret e grupmoshave, derisa përgëzuan drejtuesit e FFK-së që kanë arritur të gjejnë forcë dhe të organizohen në mënyrë të shkëlqyeshme pas vdekjes së ish-presidentit Vokrri.
“Rezultati i mbrëmshëm është verifikim i punës dhe organizimit të mirë të FFK-së. Ajo çfarë kemi parë mbrëmë vërtet na ka fascinuar dhe gjithçka ka qenë perfekte. Me vdekjen e Fadil Vokrrit keni humbur shumë si federatë, por ju lumtë për mënyrën se si e keni menaxhuar situatën dhe e keni zgjedhur njeriun e duhur për t’iu prirë dhe tani po e vërej që të gjitha proceset po shkojnë në mënyrë të jashtëzakonshme, derisa respekti që po i bëhet ish-presidentit në çdo ndeshje në minutën e 9-të është vërtet për t’u admiruar”, ka theksuar Milkoreit.
Ndërkaq, zëvendëspresidenti i DFB-së, Erwin Bugar është shprehur i lumtur me atë çfarë ka dëgjuar në rezymenë e presidentit Ademi në rrugëtimin e FFK-së, si dhe paralajmëroi se shumë shpejtë Kosovën do ta vizitojë edhe presidenti i DFB-së.
“Përveç rregullimit të strukturave të FFK-së po dëshmoni edhe rezultate. Unë qysh në mbledhjen e radhës së DFB-së do ta bëjë në raport për rrugëtimin dhe të arriturat tuaja brenda kësaj kohe shumë të shkurtër. Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin, ngase ka shumë projekte në të cilat mund t’iu ndihmojmë”, është shprehur Buga.
r. Gjatë këtij takimi u dakordua vazhdimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet dy federatave, derisa në fund presidenti Ademi ndau edhe dhurata të veçanta për mysafirët.

Të tjera
-
NATO: ShBA-ja vazhdon të ketë rol themelor në KFOR
Gjatë ditës, një artikull i gazetës gjermane “Bild” në lidhje me tërheqjen po...
-
Raportimi i mediumit gjerman për përgatitjen e Italisë për skenarin e largimit të trupave amerikanë nga Kosova, reagon KFOR’i
Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka thënë se zyrtarët amerikanë ...
-
Presidenti çek uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë: Çekia mbështetje të palëkundur për Kosovën
Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel ka uruar Presidenten Osmani për ...
-
Bekim Jashari e kujton Hamzën në ditëlindjen e tij: ‘Kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta…’
Bekim Jashari e ka kujtuar sot babin e tij, Hamzën, në ditëlindjen e tij. ...
-
Specialja konfirmon se 4 prilli është data e fundit për thirrjen e dëshmitarëve
Pas datës 4 prill, asnjë dëshmitar nuk do të thirret për të dëshmuar në rasti...
-
Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave
Numërimi i votave po vazhdon në disa komuna të Kosovës. Prishtina sot deri në...
-
Kurti pranon urime për 17-vjetorin e pavarësisë nga kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Emirateve ...
-
Trump e quan diktator Zelenskyn: Më mirë të ecë shpejt ose nuk do të ketë një vend
Donald Trump e ka quajtur Volodymyr Zelenskyyn një “diktator” në një postim t...
-
Dakaj: Lajm i mirë që shumë gra do të bëhen deputete pa pasur nevojë për kuotë, ende s’ka mbaruar numërimi i votave
Në një kohë që numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit end...
-
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar ndarjen dhe përdorimin e fon...
-
Mehmetaj i reagon Prokurorisë: Mos u tutni, e keni të konfirmuar se pajisja është e AKI-së
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar edhe njëherë pas qëndrimit të Prokur...
-
Kurti takohet me ambasadorin francez, ZKM tregon se çka biseduan ata
Kryeministri Kurti sot është takuar edhe me ambasadorin e Francës në Kosovë, ...