Sport

Ademi: Nuk i kemi rënë pishman për Challandesin, performanca e tij vlerësohet nga rezultatet

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 17 November 2020

Kreu i FFK’së, Agim Ademi, ka folur rreth performancës së përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës, Bernarnd Challandes.

Pas formës jo të mirë të ndeshjeve të fundit, Ademi duke folur për ‘Kanal 10’ ka deklaruar se janë duke e përcjell punën e zviceranit dhe do të diskutojnë me të rreth të ardhmes.

“Nuk i kemi rënë pishman asgjë, por dihet për Challandes dhe të gjithë: Ata vlerësohen me rezultate. Ne e kemi vetëm këtë ekip, secili trajner matet me rezultate”, u shpreh Ademi.

-Advertisement-

“Fati i keq për të ka qenë se në tre ndeshjet e fundit nuk ka qenë me ekipin shkaku i COVID-19. Ne nuk jemi duke e menduar shkarkimin, por duam rezultate”, shtoi tutje kreu i futbollit kosovar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera