Sport

Ademi: Kurrë nuk do të lejoj që një klub serb të zhvillojë ndeshje në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 18 October 2019

I pari i shtëpisë së futbollit në Kosovë, Agim Ademi ka thënë në emisionin “Favorit” në T7 se asnjëherë nuk do të lejoj që një klub serb të zhvillojë ndeshje kampionale në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus

“E falënderoj Policinë e shtetit që e kanë zbatuar vendimin tonë dhe nuk do ta lejoj asnjëherë një klub serb të zhvillojë gara zyrtare në territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Ademi.

“Mund të vijnë klubet serbe në Federatën tonë, mund të vijnë cilido klub nga bota për të zhvilluar ndeshje miqësore apo humanitare. Ne japim leje për këtë punë, mirëpo jo në këtë mënyrë”.

-Advertisement-

“FIFA na ka inkurajuar neve që nëse keni mundësi mos e ndaloni futbollin. Kjo ka qenë sepse është parimi i FIFA-s, “Të gjithë për futbollin”, ndërsa UEFA s’ka pasur asnjë lloj dokumenti apo kërkesë. Madje s’kemi pasur kërkesë as nga Federata Serbe për ta zhvilluar këtë ndeshje”.

Zvezda ishte nisur në Kosovë duke thënë se kishte marrë leje nga FIFA dhe liderët e saj, por edhe ata politikë të Serbisë, e kërkuan përjashtimin e Kosovës nga UEFA e FIFA pas kësaj ngjarjeje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera