Lajme

Adem Mikullovci më i ‘varfëri’ i Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 12 June 2018

Adem Mikullovci po del të jetë deputeti më i ‘varfër’ i Kuvendit të Kosovës.

Për dallim nga kolegët e tij, ai nuk ka shtëpi, banesë, veturë apo biznes.

Kështu së paku ka deklaruar vet deputeti i Vetëvendosjes në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan GazetaFokus.

-Advertisement-

E vetmja pasuri e deklaruar janë 7 mijë e 400 euro të kursyera në njërën nga bankat e vendit.
Në pronësi të bashkëshortes Mikullovci ka deklaruar një shtëpi me vlerë 90 mijë euro.

Mikullovci ka deklaruar se mban dy pozita, atë të deputeti në Kuvendin e Kosovës dhe të anëtarit të Këshillit në përgjithshëm.

Për Mikullovcin ky është mandate i parë si deputet i Kuvendit të Kosovës që nga paslufta./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera