Sport

“Adem Jashari” po bëhet gati për Evropën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 01 June 2017

Në “Adem Jashari” po punohet intensivisht që premtimi i shumë viteve, më në fund të plotësohet.

Në këto ditë të nxehta vere, punëtorët po punojnë në stadium, në mënyrë që ai të jetë gati në datën e paraparë, përcjellë “GazetaOlle”.

Madje, tani ka nisur edhe vendosja e reflektorëve.

-Advertisement-

“Adem Jashari” pritet të jetë i gatshëm edhe për ndeshjet që do të zhvillohen natën, e që i mungojnë vendit tash e një kohë të gjatë.

Stadiumi i Trepçës do t’i hap dyert për ndeshjet ndërkombëtare që do t’i zhvillojnë gjatë verës skuadrat kosovare.

Minimalisht një ndeshje si vendës do ta zhvillojnë Trepça ’89, që është pjesë e kualifikimeve të Ligës së Kampionëve dhe Prishtina, që luan në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera