Lajme

‘Adem Jashari e Hashim Thaçi s’kanë folur 6 vjet’, çfarë thotë Familja Jashari

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 21 August 2019

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi mbrëmë në emisionin Pressing duke rrëfyer për luftën për herë të parë ka treguar se se gjashtë vitet e fundit të jetës së tij, heroi kombëtar Adem Jashari nuk ka komunikuar fare me tash presidentin Hashim Thaçin. Por, familja Jashari një deklaratë të tij po e cilëson thjesht fjalim në kohë fushate.

Në një përgjigje për Gazetën Express, kreu i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë shkurtimisht se nuk merren me fjalime apo intervista të kujdo qofshin ato, pa ia përmendur emrin Rexhep Selimit.

Tutje, ai ka thënë se këto janë thjesht deklarime në kohë fushate.

-Advertisement-

“Po më vjen keq po nuk merremi me fjalime apo intervista të kujtdo qofshin ato në fushate”, ka thënë Bekim Jashari.

Mbrëmë ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se në gjashtë vjetët e fundit të jetës së Adem Jasharit ai nuk ka pasur asnjë komunikim me Hashim Thaçin, derisa ai shtoi se kjo sipas tij tregon mjaftë se çfarë raportesh kanë pasur ata dy.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera