Lajme

Adem Grabovci u tërhoq vullnetarisht nga lista e PDK-së për deputetë

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 20 May 2017

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në koalicion me AAK-në dhe Nismës për Kosovën mbrëmë i kanë dorëzuar listat e 110 kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Mirëpo, lajmi.net merr vesh se befasisht në këtë listë nuk është emri i Adem Grabovcit, njeriut që për tri katër legjislatura ishte pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Burime të lajmi.net brenda PDK-së bëjnë të ditur se Grabovci ka qenë listë, mirëpo me kërkesë të tij është tërhequr për t’i lënë vend të rinjve.

-Advertisement-

Megjithatë, kontributi i Grabovcit për PDK-në dhe fushatën zgjedhore duket se nuk do të ndalet. Ai sot ka qenë i pranishëm në shumë aktivitete të kësaj partie në Pejë.

Të kujtojmë se Grabovci sa herë që ka marrë pjesë në zgjedhje ka arritur të grumbullojë mijëra vota gjithandej Kosovës, veçanërisht në Rrafsh të Dukagjinit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera