Lajme

Adem Demaçit i bëhet dhuratë flamuri i Kosovës në përvjetorin e 10-të të Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 13 February 2018

Kryeparlamentari Kadri Veseli është takuar sot me Adem Demaçin, veprimtarin e çështjes kombëtare. Demaçit, në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë, iu bë dhuratë flamuri i Kosovës.

“Askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Veseli.

Sipas tij, një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij.” Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera