Rozë

Adelina Tahiri nuk e fsheh më, shfaqet dorë për dore me të dashurin

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 17 October 2017

Para pak ditësh Adelina Tahiri ka konfirmuar historinë e dashurisë që po e shijon aktualisht.

Sipas deklaratave të saj kjo lidhje është duke funksionuar që disa kohë dhe nuk është diçka e re. “Më trajton si princeshë”, u shpreh këngëtarja kur ishte e ftuar në “Top Magazine”.

Ajo ka folur me superlativa për të dashurin e saj, duke u shprehur se ai e trajton si një princeshë, që e do shumë, por duke mos e treguar kush është ky fatlum që e bën të ndihet kaq mirë.

-Advertisement-

Bukuroshja është dalluar që bën një jetë luksoze, për të cilën është thënë se pas saj fshihet i dashuri biznesmen, por një pretendim i tillë është hedhur poshtë nga vetë Adelina.

Këngëtarja nga Maqedonia është shprehur se fiton mjaft mirë nga koncertet dhe klipet, aq sa për t’i siguruar vetes dhe familjes një jetë siç ata meritojnë. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera