Rozë

Adelina Tahiri flet me detaje për traumën që përjetoi!

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 27 September 2023

Këngëtarja shqiptare, Adelina Tahiri, edhe pse ka bërë një pauzë nga bota e artit, përsëri ka qenë në qendër të vëmendjes nga portalet.

E ftuar në një intervistë në emisionin “Live From Tirana”, Adelina ka folur më shumë mbi lajmet që janë shkruar kohët e fundit për të.

Pasi u pyet se si e ka përjetuar grabitjen e shtëpisë në Selanik ajo është shprehur se grabitja ka ndodhur në Shkup dhe se është tmerruar.

-Advertisement-

“Një femër e fortë kalon çdo gjë, ngre kokën lart dhe i kalon. Në fakt, ka ndodhur në shtëpinë ku jetoj në Shkup, në Maqedoni. Nuk doja ta diskutoja sepse nuk kisha fuqi të merresha me të. Më kanë hyrë në shtëpi, më kanë marrë gjëra me vlerë. Por nuk është këtu problemi.

Kam pasur kujtime nga njerëz që nuk janë më. Sado që t’i blesh nuk mund t’i zëvendësosh më. Unë isha në Greqi me pushime në atë kohë. Ngjarja ka ndodhur një të premte. Kishin hyrë nga ballkoni, jo nga dera.

Unë jetoj në kat të dytë dhe nuk e di si kanë mundur. Por jam tmerruar dhe ka qenë një traumë për mua. E kam përjetuar shumë rëndë. Unë edhe sot e kësaj dite mendoj se si do ta gjej shtëpinë kur të shkoj. Denoncimin e bëra dhe tani ia kam lënë në dorë policinë. Por në fakt nuk kam ndonjë shpresë, nuk e di pse”, tha Adelina.

Më pas u pyet se si i kalon gjërat që të mërzisin.

“Nuk dua t’i mërzis njerëzit rreth meje dhe mbyllem në vete. Më pëlqen të kaloj kohë me njerëz që më bëjnë të qesh. Pastaj mbyllem në vete, qaj pak dhe kalon. Kam qenë shumë e mërzitur këto kohë dhe nuk e kam pasur mendjen tek krijimi i këngëve,” shprehu ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera