Rozë

Adelina Ismajli ka një porosi për LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 30 June 2017

Këngëtarja e njohur Adelina Ismajli e cila njihet si përkrahëse e  ideologjisë rugoviane duket se është revoltuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se LDK ka marrë më shumë vota sesa meritonnë zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

“Po m’duket jam e vetmja që mendoj se LDK ka marr më shumë vota sesa meriton. Bëj pjesë në ata njerëz që jemi peng i dashnisë për Rugovën, viktimë e shpresës që LDK një ditë do të kthehet në rrënjë. Dhe viktimë e gënjeshtrave. Besa edhe viktimë e partive tjera që kanë një xhelozi patologjike, gati personale me njerëz që guxojnë ta ruajnë idealin rugovian. Jam shumë e lumtur që elektorati ndeshkoi “orakujt” e LDK-së. Kjo parti duhet të ndryshojë thelbësisht, ose e fusim në kornizë dhe e ruajmë në mur si kujtim”

-Advertisement-

” Ndryshimi le të fillojë me lista, t’cilat dukej sikur janë kthyer mbrapsht. Ndryshimi duhet të bëhet me hapjen e sinqertë ndaj ideve të reja, e jo për sy e faqe. Ndryshim duhet të këtë edhe për rolin e gruas në LDK, të mos vazhdojë të trajtohet si pulë e pjekur e darkave të gjata. LDK duhet të kuptojë që Ibrahim Rugova dhuronte zgjidhje për popullin, e jo për një ose dy poste. Reforma. Urgjent”, ka shkruar diva e muzikës në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera