Lajme

Adelina Ismaili që dikur i këndonte Ibrahim Rugovës, tani ka një të preferuar për Kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 13 August 2019

Se Adelina Ismaili është simpatizuese e Lidhjes Demokratike të Kosvoës është e ditur.

Këtë e ka bërë të ditur qysh moti, kur i këndonte Ibrahim Rugovës, edhe para luftës së vitit 1999, shkruan gazeta inFokus.

Por, veç që simpatizon këtë parti, Adelina Ismaili tani ka edhe dikë të preferuar brenda saj.

-Advertisement-

E këtë Ismaili e sheh si të vetmën që duhet ta marr një prej posteve më të rëndësishme në shtet, atë të kryeministrit.

Bëhet fjalë për Vjosa Osmanin, për të cilën diva e estradës ruan një respekt të veçantë.

Adelina ka publikuar së fundmi në rrjetin social Facebook një status ku ndër të tjerash ka cituar fjalët: “Vjosa për kryeministre, vetëm Vjosa”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera