Lajme

Adelina Grainca figuron ende si deputete e PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 24 April 2021

Në ditën e zgjedhjes së presidentes së Kosovës, deputetja, Adelina Grainca, ndërroi parti, nga Partia Demokratike e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje.

Pavarësisht kësaj në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, deputetja Grainca vazhdon të figurojë se është pjesë e grupit parlamentar të PDK-së.

Gjithashtu, në faqen zyrtare vazhdon të figurojë se Vetëvendosje i ka 58 deputetë, e Partia Demokratike 19 deputetë.

Deputetja Grainca, u prezantua nga kryeministri Albin Kurti në po të njëjtën ditë kur ajo votoi Vjosa Osmanin për presidente.

Nga ish-bashkëpartiakët e saj në PDK, u kërkua që ajo ta dorëzojë mandatin e deputetes, meqenëse u tha se e kishte fituar nga “votuesit besnikë të PDK-së”. /Express/

Të tjera