Rozë

Adelina me fjalë emocionuese për motrën e saj Zanfinën

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 19 December 2017

“Kush ka motra, botën ka”.

Kjo vlen edhe për dy artistet e njohura të estradës, motrat Ismajli, Adelinën e Zanfinën.

Për Zanfinën sigurisht që motra e saj e madhe Adelina ka qenë gjithmonë një mbështetje si për karrierë si për çdo gjë, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Edhe Adelina si një motër më e madhe gjithmonë ka treguar se është shumë e kujdesshme për motrën e saj më të vogël Zanfinën.

Madje ato janë shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe këtë më së miri mund ta vëreni përmes imazheve të shumta që ato publikojnë në rrjetet sociale.

Së fundmi Adelina në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një imazh ku shihet së bashku me Zanfinën dhe ka shkruar disa fjalë të bukura për motrën e vogël.

Diva shqiptare tha se Zanfina gjithmonë do të mbetet princesha e saj e vogël.

“Nuk ka rëndësi sa e gjatë është ajo, sa grua e bukur është bërë ajo, sa seriozisht e ka marrë ajo jetën… Ajo gjithmonë do të jetë princesha ime e vogël. Të dua Zan”, ishte mbishkrimi që ka lënë Adelina.

Në mesin e komenteve të shumta nga fansat, u kërkua që dy motrat të sjellin një duet së bashku.

“oooo zoti bre ju rujt po a e dini bre sa shumee ju dojm hajde nj duet ma shpejt kallxoni kush jon kinget nshqiptari”, ishte njëri nga komentet që i lanë fansat Adelinës.

Se a do të ketë një duet mes motrave, pasi kjo kërkohet nga fansat e tyre, mbetët të shihet./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera