Sport

Adebayor kritikon ashpër Arsenalin për trajtimin e Aubameyang

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 24 January 2022

Emmanuel Adebayor ka kritikuar Arsenalin për trajtimin që po bëhet ndaj Pierre-Emerick Aubameyang.

32 vjeçari, nuk është paraqitur për “Topçinjtë” që nga fillimi i dhjetorit pasi iu hoq shiriti i kapitenit për arsye disiplinore.

Sulmuesi i Gabonit duket se ka të ngjarë të largohet nga Londra e Veriut këtë muaj me trajnerin Mikel Arteta që nuk po e fton në skuadër.

-Advertisement-

Por ish-sulmuesi i “Topçinjve”, Adebayor ka sugjeruar se problemi qëndron te klubi dhe jo te lojtari, pasi pretendoi se ata nuk dinë të falin dhe të vazhdojnë përpara.

“E di që ai po kalon një situatë shumë të vështirë, sepse ky është Arsenali. Ata kurrë nuk dinin të falnin, kështu që e di që ai nuk e ka të lehtë. Ai është një lojtar fantastik, i uroj gjithë të mirat, i kam dërguar një mesazh tashmë”, tha reprezentuesi i Togos për “Sky Sports”.

“Ne duam që ai të rikthehet. Pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ai është një vëlla afrikan dhe ne duam që ai të vazhdojë të përfaqësojë Afrikën ashtu siç po bënte më parë”, azhdoi ai.

Adebayor luajti për Arsenalin midis viteve 2006 dhe 2009, duke shënuar 62 gola në 142 ndeshje përpara se të bashkohej me Manchester Cityn.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera