Lajme

Aksion i Inspeksiont të Prishtinës nëpër çerdhe private

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 22 October 2019

Inspeksioni i Komunës së Prishtinës ka filluar sot të inspektojë secilën çerdhe private në kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit në këtë komunë, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook, shkruan gazeta inFokus.

Tahiri bëri të ditur se ekipet e Inspeksionit po inspektojnë secilën çerdhe private brenda zonës së tyre, për të parë nga afër nëse po iu përmbahen kushteve sanitare.

-Advertisement-

“Kësisoj kujdesemi që më të vegjlit tanë të jenë sa më të sigurt në mjedisin ku kalojnë ditën, ku flenë e ku ushqehen,” ka shkruar Tahiri në Facebook./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera