Acarohen marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe ShBA-ve
Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 19 January 2018
Bombardimet rrezikojnë marrëdhëniet e ndezura me SHBA, që ka aleatë me kurdët kundër Isis në Siri.
Një zëdhënës kurd i shtabit të mbrojtjes së popullit (YPG), ka thënë se ushtria turke ka hedhur 70 predha në fshatrat kurd në rajonin Afrim i cili gjendët në vëri-perëndim të Siris.
Bombardimet nga territori turk kanë filluar në mesnatë dhe kanë vazhduar deri sot në mëngjes. Turqia e konsideron milicinë kurdo-siriane, si një dorë e zgjatur e rebeleve kurd që luftojnë kundër Turqisë dhe është zotuar se do të vazhdoj sulmet, shkruan the Guardian transmeton Infokusi.com
Ky sulm i Turqisë, rrezikon marrëdhëniet me SHBA të cilat vetëm janë në tension, pasi që ushtarët kurdo-sirian janë aleatët e SHBA-ve, në luftën kundër Shtetit Islamik.
Ministri turk i mbrojtjes, Nurettin Canikli, të premten tha se sulmi kishte filluar.
“Operacioni në të vërtetë ka filluar me shpejtësi me granatimet ndërkufitare,” tha Canikli.
“Kur them pa e menduar, nuk dua që ajo të keqkuptohet. Ka filluar. Të gjitha rrjetet terroriste dhe elementet në Sirinë veriore do të eliminohen. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër. “, ka shtuar Canikli.
Rojhat Roj, një zëdhënës i YPG në provincën Afrin, tha për Reuters se sulmi i së premtes shënoi bombardimet më të rënda që ka bërë Turqia, qëkur qeveria turke ngriti kërcënime për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër rajonit kurd.
Roj, tha se YPG do të përgjigjet me forcë të madhe për çdo sulm ndaj Afrin dhe kurdëve.
Ky veprimi ushtarak do të nënkuptonte përballjen me kurdët të cilët janë aleate të Shteteve te Bashkuara, në një kohë kur marrëdhëniet e Turqisë me Uashingtonin po arrijnë në një pikë te thyerjes, shkruan the Guardian transmeton Infokusi.com
Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Turqisë të përqendrohet në luftën kundër ISIS dhe të mos dërgojë trupat e saj në Afrin
“Ne do ti bëjmë thirrje turqve që të mos ndërmarrin ndonjë veprim të tillë”, tha zëdhënësja e departamentit të shtetit Heather Nauert këtë javë.
“Ne nuk duam që ata të angazhohen në dhunë, por ne duam që ata të mbahen të fokusuar në luftën kundër Isis.”, ka shtuar ajo.
Turqia dërgoi shefin e saj ushtarak në Moskë të enjten, duke kërkuar miratimin për një fushatë ajrore në rajonin e kontrolluar nga kurdët, edhe pse Damasku ka paralajmëruar se mund të shfarosë çdo aeroplan turk në qiellin e saj, shkruan the Guardian transmeton Infokusi.com
Kjo është vetëm një nga shumë çështjet të cilat kanë ndërprerë raportin në mes të SHBA-ve dhe aleatit më të madh mysliman brenda NATO-s.
Marrëdhënia është acaruar edhe më shumë kur SHBA ka refuzuar që të bëjë ekstradimin e një kleriku fetar në Turqi, i cili akuzohet për grusht shtetin e dështuar te vitit 2016./INFOKUSI
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...