Lajme

Abuzimi me çmime në tenderin për ‘Furnizim me bukë’

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 26 June 2019

Më 30 nëntor të vitit që lamë pas Komuna e Gjakovës ka nënshkruar kontratë me operatorët ekonomikë “Mabes” dhe “Landi Star 1” për “Furnizim me bukë dhe me produkte të saj”.

Për produktet e domosdoshme OE-të kanë ofruar me çmime të përafërta me ato të tregut e derisa për produkte siç është byreku kanë ofruar çmim gati katër herë më të ulët sesa është çmimi i tij realisht në treg. Në bazë të dokumenteve të siguruar shihet se për më shumë se katër muaj Komuna nuk e ka shpenzuar asnjë byrek, i cili sipas kontratës ka çmim prej 0,20 eurosh.

Një proces i prokurimit për “Furnizim me bukë dhe me produkte të saj”, i realizuar nga Komuna e Gjakovës në fund të vitit që lamë pas, po dyshohet të jetë përdorur me çmime abuzuese, pasi operatorët ekonomikë me të cilët tashmë Komuna ka nënshkruarkontratë për disa produkte kanë ofruar çmim shumë më të ulët sesa është çmimi i tregut.

-Advertisement-

Për produktet që janë të domosdoshme siç është buka, kompanitë që tashmë kanë të nënshkruar kontratën me Komunën kanë ofruar çmim të përafërt me atë të tregut, shkruan Gazeta ‘Zëri’.

Derisa për produktet siç është byreku operatorët ekonomikë “Mabes” dhe “Landi Star 1” kanë ofruar me çmim gati katër herë më të ulët sesa është çmimi i tij realisht në treg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera