Abuzimi dhe kisha katolike
Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 17 August 2018
Të shkakton dhimbje. Të zë frymën. Të turpëron. Abuzimi seksual për dekada më radhë e ka bërë kishën katolike një paradhomë të ferrit për viktimat. Për vuajtjet e tyre nuk ka falje mëkatesh, mendon Astrid Prange.
Po ti, kanë abuzuar edhe me ty? Me këtë pyetje të dhimbshme mund të përballen në të ardhmen shumë katolikë. Skandali i abuzimit helmon ndërkohë të gjithë kishën e përbotshme. Që prej zbulimit të rasteve të para në vitin 2002 në SHBA nga “Boston Globe”, skandalet i lënë vendin njëri-tjetrit.
Abuzimi seksual nga klerikët në SHBA, në Australi, në Itali, në Irlandë, në Kili, në Gjermani dhe në shumë vende të tjera: gjithnjë e më shumë viktima e kërkojnë fjalën, gjithnjë e më shumë ipeshkvë dhe priftërinj konstatohen fajtorë, gjithnjë e më shumë besimtarë e braktisin kishën e tyre.
Prandaj, është e rëndësishme që të fiksohet: edhe nëse bëhen të njohura herë pas here raste të reja të abuzimit, vuajtja e viktimave nuk bëhet më e vogël. Përkundrazi. Rivlerësimi, sqarimi, drejtësia dhe dëmshpërblimi bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.
Vuajtja e viktimave
Rreziku është i madh që skandalet e abuzimit në kishën katolike, për shkak të dendurisë së tyre, do të ndeshen gjithnjë e më shumë me indiferencë në të ardhmen. Por në dallim nga publiku në emisionet e lajmeve, për viktimat, në ditën pas aktit jeta nuk vazhdon normale.
Rivlerësimi i rasteve të abuzimit ka nisur në Romë dhe në shumë kisha lokale, por është larg përfundimit. Raporti tronditës hetimor nga Pensilvania e dëshmon këtë me forcë. Rezultati i këtij rivlerësimi mund t’i vërë pikëpyetje kishës katolike si institucion në formën e tij aktuale. Sepse një institucion, në të cilin ndodhin dhe mbulohen akte të tilla të dhunshme, e humbet të drejtën për t’u pranuar nga shoqëria.
Vatikani këmbëngul ndërkohë për një vetëpastrim të dhimbshëm – vonë, por të shpresojmë jo shumë vonë. Pikërisht ish-drejtuesi i shkollës së Kolegjit katolik Canisius në Berlin, Klaus Mertes, i cili e vuri në lëvizje në vitin 2010 skandalin e abuzimeve në Gjermani, i dëshmon Romës se ka shënuar suksese në mësimet që ka nxjerrë: Komisioni i Mbrojtjes së Fëmijëve i ngritur nga Vatikani, në të cilin marrin pjesë edhe viktima të dhunës seksuale, bën, sipas Mertesit, punë të shkëlqyer.
Në Gjermani Konferenca e Ipeshkve ka përcaktuar direktiva të rrepta për trajtimin e abuzimit seksual dhe parandalimin e tij. Viktimat kanë të drejtë të marrin dëmshpërblim, rastet e parashkrimit për abuzimin seksual në vitin 2013 u shtrinë në 30 vjet – ndryshe nga situata në SHBA.
Amatorë të dëshpëruar
Pensilvania dëshmon sërish humnerat brenda njeriut, moralin e dyfishtë dhe aftësinë e vuajtjes, që sundojnë deri sot në kishën katolike. Por nuk është e lehtë të heqësh një vijë midis “së mirës” dhe “së keqes”. Sepse jo vetëm besimtarët dhe amatorët e angazhuar vuajnë nën kontradiktat e kishës “së tyre”. Edhe shumë priftërinj dhe ipeshkvë, që e shkelin Celibatin, që bëjnë jetë të dyfishtë sepse janë homoseksualë, janë të dëshpëruar nga kisha e tyre. Pa folur për gra, të cilat nuk mund të bëhen priftëresha.
Që prej Konsilit të Dytë të Vatikanit vërtet që kanë ndryshuar shumë gjëra në kishë, por ato janë shumë pak, për ta ruajtur atë nga ngurtësimi. Milionë besimtarë luftojnë për ndryshime në moralin seksual katolik, në trajtimin e të divorcuarve të rimartuar, për angazhimin e grave. Ata meritojnë mirënjohje.
Kohët e pagabueshmërisë së Papës dhe të paprekshmërisë priftërore kanë kaluar. Megjithatë Roma vazhdon ta mbajë në këmbë të pandryshuar strukturën e saj të dogmës morale. Por seria e skandaleve të abuzimit ka kohë që i ka lëkundur kolonat mbajtëse të këtij universi hierarkik mashkullor. Ai kërcënohet nga shpërthimi përbrenda./// Nga Astrid Prange, Marrë nga DW.
Të tjera
-
Detaje nga arrestimi i të riut në Mitrovicë, për çfarë vepra dyshohet Vallqi që u kap nga FAST mbrëmë
Më 17 tetor Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështet...
-
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për votën e shqiptaro-amerikanëve në Miçigan
jen e Kosovës. “Problemi si e shohim ne është që sot jetojmë në një kohë k...
-
Joe Biden viziton sot Gjermaninë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është edhe vetëm pak muaj në post, ka ardhur ...
-
10 vjet nga Procesi i Berlinit, sot diskutohen arritjet, mundësitë e humbura, dhe rruga përpara
Sot do të mbahet diskutimi “10 vjet nga Procesi i Berlinit: Arritjet, mundësi...
-
Vdekja e liderit të Hamasit, Biden dhe Harris me shpresë që lufta në Gaza do të përfundojë: Duhet armëpushim dhe të lirohen pengjet
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris thanë të enjte...
-
Krasniqi flet për vijat e kuqe ndaj Vetëvendosjes: 100 për qind Kurti s’do të jetë kryeministër
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për vijat e kuqe që mund t’i ketë ...
-
Parashikimi i motit: Vranësira e intervale me diell, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu
Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pri...
-
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehu...
-
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisonin “Click” në RTV2...
-
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrạsje e grạbitje – Policia e arreston 27 vjeçarin në Mitrovicë
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësis...
-
Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!
Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fus...
-
Haradinaj habitë me deklaratën: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve u...