Lajme

Abu Bakr al-Baghdadi ‘është vrarë në një sulm ajror masiv në Siri’

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 11 June 2017

Udhëheqësi i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, “u vra në një sulm ajror masiv në Siri’, pretendon televizioni shtetëror i këtij vendi.

 

Televizioni shtetëror sirian ka raportuar se kreu i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghadi, është vrarë në një sulm ajror, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

-Advertisement-

Pretendimet sugjerojnë se terroristi më i kërkuar në botë u sulmua me artileri të rëndë, ndërsa gjendej në bastionin e ISIS, Raqqa.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që al-Baghadi është raportuar të vdekur dhe shumë ekspertë janë skeptikë për pretendimet e fundit.

Vdekja me siguri do të ishte një fitore propagande për regjimin e Asadit, ndërsa lufta civile e Sirisë vazhdon.

Gjithsesi media zyrtare e ISIS-it, Amaq, nuk e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e udhëheqësit.

Aktivistët në Siri, Raqqa24, raportuan një sulm ajror në Raqqa nga i cili thuhet se janë vrarë paktën shtatë civilë të shtunën, por nuk përmendën al-Bagdadin. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera