Lajme

Abrashi: Vota e secilit ka peshë për ndryshim dhe përmirësim të jetës së qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 22 October 2017

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi,
ka votuar të dielën në Shkollën “Hasan Prishtina” dhe ju ka bërë thirrje të gjithëve shtetasve
që ta shfrytëzojnë votën e tyre, e cila ka peshë për ndryshim dhe përmirësim të jetës së
qytetarëve.

“Kam dalë që ta kryej obligimin tim qytetar. I ftoj të gjithë të tjerët, të rinjtë, të rejat, gratë,
burrat, të moshuarit që ta shfrytëzojmë të drejtën e votës sepse vota e tyre ka peshë. Vota ka
zërin e vet në qytetin e Prishtinës por edhe në qytete tjera”, ka thënë Abrashi.
Ai tha se nëpërmes të drejtës së votës mund ta bëjmë ndryshimin edhe përmirësimin e jetës së
tyre.
“Vota ka peshë prandaj shfrytëzoni të drejtë që ua jep Kushtetuta”, ka thënë Kandidati i
LDK-së për Prishtinën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera