Lajme

Abrashi tregon si e zbuluan vjedhjen nga Thesari i Shtetit

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 22 October 2020

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka folur për keqpërdorimin e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Ai ka thënë se zyrtarët e Ministrisë posa e kanë vërejtur transaksionin e dyshimtë kanë reaguar duke lajmëruar Thesarin dhe Policinë e Kosovës,

Abrashi madje e quan” lëshim teknik”, transaksionin në llogarinë e kompanisë e më shumë se 2 milionë eurove në kompaninë nga Drenasi.

-Advertisement-

“Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës kanë vërejtur një transaksion që nuk është përputhur me asnjë projekt tjetër dhe asnjë kompani të cilat kryejnë punë ose kanë kontrata me ministri dhe posa kanë vërejtur këtë e kanë lajmëruar Thesarin, Policinë e Kosovës dhe organet tjera. Kjo është informata që unë e kam nga zyrtarë që kanë reaguar posa e kanë vërejtur këtë transaksion. Është parë që ka ndodhur një lëshim teknik dhe një keqpërdorim i dikujt në thesarin e vendit e ka keqpërdorur qasjen e tij dhe ka krijuar qasje të tjera”, tha ai në Debat Plus në Dukagjin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera