Sport

Abrashi titullar ndaj Dortmundit

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 08 September 2017

Amir Abrashi pritet të rikthehet në fushë me skuadrën e tij Freiburg.

Mesfushori shqiptar, nuk u paraqit në dy ndeshjet e para me klubin gjerman, ndërsa ndaj Borussia Dortmund pritet ta fillojë nga minuta e parë.

Sipas medieve gjermane, trajneri Christian Streich do t’ia besojë përsëri fanellën e titullarit mesfushorit nga Gjakova.

-Advertisement-

Abrashi vitin e kaluar kishte pasur paraqitje fantastike në dy duelet ndaj Borussia Dortmundit.

Në duelin e zhvilluar në ‘Signal Iduna Park’, Abrashi kishte notën më të lartë në ndeshje.

Freiburg ndeshjen e parë në Bundesliga kishte barazuar 0-0 në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa në ndeshjen e dytë pësoi humbje 4-1 nga Leipzig.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera