LDK-AKR-ALRTERNATIVE

Abrashi thotë se LDK mund të bashkëpunojë me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 28 May 2017

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, Arban Abrashi, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit të LDK’së me ndonjë parti pas zgjedhjeve.

Ai ka thënë në Klan Kosova se LDK ka vija të kuqe vetëm për Partinë Demokratike të Kosovës.

I pyetur se a mund të ketë ndonjë bashkëpunim të LDK’së me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve, Abrashi nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

-Advertisement-

“Nuk e hedhim poshtë”, është shprehur ai, raporton Gazeta Express.

Abrashi ka thënë se koalicioni ndërmjet LDK’së, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës tani po mendon vetëm për të fituar zgjedhjet e 11 qershorit.

“E rëndësishme është të dalim fitues, pastaj shohim”, ka thënë ai.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy