Abrashi takim joformal me Komisionin për Personat e Dhunuar gjatë luftës së UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 17 May 2017
Nën drejtimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, u mbajt takimi i parë joformal dhe njoftues me Komisionin për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media.
“Pas 18 vitesh mohim dhe injorim, më në fund u themelua ky komision i cili do të shqyrtojë aplikacionet e personave të dhunuar gjatë luftës për të ofruar një dëmshpërblim i cili edhe pse nuk do të jetë drejtësi e vënë në vend, do të jetë një njohje dhe pranim i kësaj kategorie të qytetarëve tanë”, theksoi Abrashi.
Në këtë drejtim, ministri Abrashi kërkoi nga anëtarët e Komisionit dhe OJQ-të e angazhuara që të punojnë në identifikimin e linjave orientuese buxhetore dhe të dalin me një rekomandim për të për sa i përket lartësisë së shumës së kompensimit për të gjithë personat e dhunuar gjatë luftës.
Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës u themelua me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 28 prill 2017.
Përveç anëtarëve të komisionit, në takim ishin prezent edhe OJQ-të e certifikuara nga MPMS, të cilat do t’i ndihmojnë personat e dhunuar në procesin e tyre të aplikimit.
Komisioni u dakordua që të dalë me një sërë rekomandimesh për MPMS-në dhe ministrin Abrashi, përveç shumës së kompensimit për personat e dhunuar, në mënyrë që të përmbyllen të gjitha obligimet ligjore dhe institucionale që ky proces mos të pengohet nga zgjedhjet apo vakumi institucional./INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...