Lajme

Abrashi sqaron mos pjesëmarrjen në debate me Shpend Ahmetin

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 03 November 2017

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arban Abrashi për kryetar të Prishtinës ka vizituar sot Pallatin e Rinisë me ç’rast u takua me drejtuesit e këtij Pallati.

Abrashi tha se veprimi i parë që do të bëjnë është rregullimi i statusit të Pallatit të Rinisë dhe sipas tij kjo do të kthehet në pronë komunale.

“Ne duhet t’i kthejmë investimet në Pallat të Rinisë në mënyrë që këto investime dhe Pallati t’u  kthehet qytetarëve të Prishtinës, me gjithë ato shërbime të cilat ofrohen qoftë për biznese qoftë për sportistë, dhe atë çka mund t’iu them sot se për aktivitetet sportive të cilat do t’i shfrytëzojnë klubet e ndryshme të Prishtinës”, tha Abrashi.

-Advertisement-

Kandidati i LDK-së është pyetur edhe për mos pjesëmarrjen e tij me kundër kandidatin nga VV, kryetari aktual Shpend Ahmeti e që u arsyetua se ka pas probleme shëndetësore.

“Ka qenë një intervenim problem shëndetësor kur ku unë kam munguar 2 ditë dhe pasi që është bërë edhe e madhe kjo punë unë e kam lansuar ose kam ofruar një ofertë për 5 ditë, 5 debate në pesë të televizione dhe tani shtabet mos gabofsha kontaktet ku duhet të ndodh edhe debati i parë, janë ekipet që do të  vendosin se ku do të filloj i pari”, tha Abrashi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera