Lajme

Abrashi: Numri i raketave të cilat i ka porositur Kosova përkon me numrin zyrtar të tankeve që i ka Serbia

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 12 January 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se numri 246 i raketave të porositura nga Kosova përkon me numrin zyrtar të deklaruar të tankeve të Serbisë.

Sipas tij, kjo porosi e Ushtrisë së Kosovës është investimi më i mirë në sigurinë dhe paqen e rajonit deri më tani.

“Numri 246 i raketave të porositura anti tank të llojit Javalin përkon me numrin zyrtar të deklaruar të tankeve  M84 dhe T-72B1MS të Serbisë. Për çdo tank nga një Javelin”.

-Advertisement-

“Kjo porosi e Ushtrisë së Kosovës është investimi më i mirë në sigurinë dhe paqen e rajonit deri më tani”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook.

SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank Javelin. Tani, kërkesa do të shkojë në Kongresin Amerikan, sipas procedurës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera