Abrashi në “Tohane” prezantoi projektin e subvencionimit të pagave (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
13:55 | 13 October 2017
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë një takimi që ka zhvilluar me qytetarë dhe biznese në lagjen “Tophane”, ka thënë se nga Fondi i Punësimit do të përfitojnë qytetarët, por edhe bizneset, të cilat do të nxiten që të marrin punëtorë të rinj nëpërmes subvencionimit të pagave të tyre nga 6 deri në 12 muaj.
Ai tha se Fondi i Punësimit në vlerë 1 milionë euro në vitin e parë, nuk ka kuptim pa bashkëpunim me biznese.
“Ne do të përkrahim idetë për biznese ‘start-up’ dhe bizneset ekzistuese me grante, por do të subvencionojmë edhe pagat e të rinjve dhe personave të tjerë, për t’ju mundësuar më lehtë përfshirjen në tregun e punës”, shtoi Abrashi.
Sipas tij, gjatë përpilimit të projektit për Fondin e Punësimit, ka vërejtur se të rinjtë kanë më së shumti problem që të përfshihen në vitin e parë të punës dhe më pastaj krijojnë përvoja dhe gjinden shumë më lehtë në tregun e punës.
“Për këtë arsye të gjitha ata që kanë vështirësi me gjet punë, do t’ua subvencionojmë pagat deri një vit, në mënyrë që më pastaj të kenë punësim të qëndrueshëm”, potencoi Abrashi.





T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































